Bota

Rindizen tensionet në veri të Kosovës, von Cramon njofton konferencë për mediat

Cramon u shpreh se nëse një kryetar komune ka frikë prej qytetarëve të tij, atëherë, sipas saj, ku do të jetë suksesi i gjithë kësaj. 

29 Maj 2023, 08:09 Nga a.l
Rindizen tensionet në veri të Kosovës, von Cramon njofton
Viola Von Cramon

KOSOVË- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon – Taubadel do të mbajë sot konferencë për media në Prishtinë. Konferenca është planifikuar të mbahet në orën 11:30 ku pritet të diskutojë për situatën e tensioneve në veri të Kosovës. 

Von Cramon të dielën vizitoi komunat në veri, ku dha edhe një mesazh në përfundim të kësaj vizite. Sipas saj, edhe pse kryetarët e këtyre komunave janë të zgjedhur, ata sërish nuk kanë legjitimitet të hyjnë me forcë në objektet komunale.

Ajo ka reaguar ashpër ndaj pranisë së forcave policore në veri të vendit. Cramon u shpreh se nëse një kryetar komune ka frikë prej qytetarëve të tij, atëherë, sipas saj, ku do të jetë suksesi i gjithë kësaj. 

tensione në veri të kosovës viola von cramon

Sondazh

Poll