Bota

Zelenskyy uron Erdoganin për fitoren në zgjedhjet presidenciale

Erdogan do të qëndrojë në krye të vendit edhe për një mandat 5-vjeçar presidencial.

29 Maj 2023, 07:37 Nga a.l
Zelenskyy uron Erdoganin për fitoren në zgjedhjet presidenciale
Volodymyr Zelenskyy dhe Rexhep Taip Erdogan

UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka uruar Rexhep Taip Erdogan për fitoren në zgjedhjet presidenciale. 

“Ne shresojmë në forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik për të mirën e vendeve tona, si dhe në forcimin e bashkëpunimit për hir të sigurisë dhe stabilitetit të Evropës”, ​​ka shkruar Zelenskyy. 

Me pothuajse 99% të votave të numëruara në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Turqisë, presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan mori 52% të votave, shkruajnë mediat e huaja. Erdogan do të qëndrojë në krye të vendit edhe për një mandat 5-vjeçar presidencial.

volodymyr zelenskyy rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll