Bota

Tensionet në veri/ Ambasadori amerikan thërret në takim 4 kryetarët e rinj të komunave

Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci i cili ka  treguar se takimi do të mbahet në Prishtinë nga ora 09:00.

29 Maj 2023, 08:05 Nga a.l
Tensionet në veri/ Ambasadori amerikan thërret në takim 4
Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka ftuar në takim kryetarët e rinj të 4 komunave veriore, pas zhvillimeve të fundit dhe rindezjes së tensioneve. Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci i cili ka  treguar se takimi do të mbahet në Prishtinë nga ora 09:00.

Në takim do të jenë edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it.  Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, së bashku me Zyrën e Bashkimit Evropian, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke shprehur shqetësimet e tyre dhe duke ripërsëritur deklaratën e para dy ditëve për të dënuar ashpër hyrjen me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës.

Po ashtu, në këtë deklaratë të përbashkët  Qeveria e Kosovës paralajmërohet që të mos ndërmarrë asnjë masë të re për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. 

jeffrey hovenier tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll