Bota

“Albin Kurti ëndërron të jetë Zelenskyy”, Vuçiç: Kam frikë nga konfliktet e mëdha, serbët nuk mund të durojnë më

Gjatë një interviste për televizionin "Pink" të Serbisë, ai ka thënë se në Kosovë do të ndodhë diçka që “nuk e kemi parë më parë”, ndërsa situatën aktuale e vlerësoi si më të vështirën deri më tani.

28 Maj 2023, 23:13 Nga m.s
“Albin Kurti ëndërron të jetë Zelenskyy”,
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i druhet konfliktit në Kosovë. Gjatë një interviste për televizionin "Pink" të Serbisë, ai ka thënë se në Kosovë do të ndodhë diçka që “nuk e kemi parë më parë”, ndërsa situatën aktuale e vlerësoi si më të vështirën deri më tani.

“Kam frikë nga destabiliteti, madje edhe nga konfliktet e mëdha, sepse e di që serbët nuk mund të durojnë më, derisa ky [kryeministri i Kosovës, Albin Kurti] ëndërron të jetë [presidenti i Ukrainës, Volodymyr] Zelenskyy”, tha Vuçiç.

Deklarata e tij vjen pasi policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës: Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, të futen në zyrat e tyre komunale, më 26 maj.

aleksandar vuçiç albin kurti

Sondazh

Poll