Bota

Po festonin ditëlindje! Përmbyset anija në liqenin Maggiore, 3 të vdekur dhe një i zhdukur

Një nga tre viktimat është një 53-vjeçar. 

29 Maj 2023, 07:33 Nga A.B
Po festonin ditëlindje! Përmbyset anija në liqenin Maggiore, 3
Helikopteri

ITALI- Një varkë u përmbys në liqenin Maggiore, në brigjet e Lisanza (Varese), për shkak të motit të keq. 'Tgcom' raporton se alarmi ra ditën e djeshme orës 19:30. Deri më tani raportohet se dy persona kanë humbur jetën dhe 1 është zhdukur, ndërsa 20 persona të tjerë u shpëtuan. Një nga tre viktimat është një 53-vjeçar. Në vendngjarje kanë shkuar 10 autoambulanca, një ambulancë dhe tre mjete mjekësore 118, si dhe karabinierët e Gallarate, roja bregdetare dhe zjarrfikësja e Vareses.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një varkë 16 metra, e cila u “përmbys”. Të gjithë personat në bord, po festonin ditëlindjen. Disa përfunduan në ujërat e liqenit, e shumë prej tyre arritën të shpëtonin duke notuar në breg ose me varka të tjera./Dosja.al

permbyset varka ne itali itali

Sondazh

Poll