Sport

Një jetë me futbollin! Mircea Lucescu edhe me paterica në stërvitjen e Dinamo Kievit

Mircea Lucescu (77 vjeç) iu nënshtrua një operacioni në fillim të muajit për koksartrozë. Trajneri rumun mungoi për një kohë në stërvitjet e Dinamo Kievit, por tani është kthyer në ekipin ukrasinas

28 Maj 2023, 17:02 Nga DOSJA

Një jetë me futbollin! Mircea Lucescu edhe me paterica në

UKRAINE - Së fundmi tekniku rumun që stërvit Dinamon e Kievit që nga vera e vitit 2020 dhe që mund të largohet këtë verë, është rikthyer në skuadër dhe vazhdon rikuperimin e tij në bar.

Edhe pse e këshilluan të bënte një pushim, Mircea Lucescu nuk mundi të qëndronte larg futbollit dhe më pak se një muaj pas operacionit, “Luce” u pa me paterica gjatë stërvitjes së ekipit.

Klubi ukrainas ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto të teknikut rumun, së cilës i ka shtuar përshkrimin: "Mister, me ekipin!"

Një jetë me futbollin! Mircea Lucescu edhe me paterica në

Vendin e Mirçea Luceskut, e mbante i përkohshëm Oleksandr Shovkovskyi, por trajneri rumun ishte në kontakt të vazhdueshëm me të.

Në sezonin e tretë me Mircea Lucescu në krye, Dinamo e Kievit zë vetëm vendin e katërt në renditje, me 16 pikë prapa liderit Shakhtior Donetsk. Sipas atyre të Sport.ua, drejtuesit e klubit po mendojnë ta largojnë trajnerin rumun, por vendimi përfundimtar do të merret vetëm në fund të kampionatit. 

Për më tepër, burimi i cituar pretendon se Dinamo e Kievit tashmë ka gjetur një zëvendësues për Lucescun.

“Spekulohet se ende nuk ka pasur negociata, apo oferta formale. Vendimet se kush do ta drejtojë Dinamon sezonin e ardhshëm do të merren vetëm në fund të sezonit aktual. Mircea Lucescu mbetet aktualisht trajneri kryesor te Dinamo”, shkruan burimi i cituar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll