Sport

Çaste dramatike të pa para më parë! Ja si e morën vesh lojtarët e Bayern Munich-ut që u shpallën kampionë… (video)

Futbollistët e Bayernit fituan titullin e 11-të radhazi në një mënyrë të pabesueshme. Ata e bënë këtë pas dramës së paprecedentë në raundin e fundit, i cili pati disa kthesa të paimagjinueshme emocionale.

28 Maj 2023, 11:00 Nga DOSJA

Çaste dramatike të pa para më parë! Ja si e morën

GJERMANI - Skuadra nga Mynihu mposhti Këlnin në javën e fundit me rezultatin 2-1 dhe pasi përfitoi nga barazimi 2-2 i Borussias me Mainz në shtëpi, u shpall kampion i Gjermanisë.

Dy rivalët e mëdhenj e përfunduan kampionatin me një numër identik pikësh 71, por trofeu i shkoi klubit bavarez me më shumë trofe për shkak të golaverazhit më të mirë.

Se sa dramatike ishin çastet e fundit, në raundin e fundit, tregohet më së miri nga skenat e regjistruara, pasi gjyqtari sinjalizoi përfundimin e ndeshjes mes Këlnit dhe Bayernit.

Bavarezët u mblodhën rreth Thomas Müllerit, i cili mbante telefonin për të ndjekur së bashku ngjarjet nga fundi i ndeshjes në Dortmund.

Borussia arriti të barazojë në 2-2 në minutën e 95-të, por iu desh fitorja për titullin. Kur e kuptuan se ndeshja në Dortmund kishte përfunduar, dhe se ata kishin fituar titullin e kampionit, lojtarët e Bayernit vrapuan drejt tifozëve të tyre në eufori për të festuar suksesin pas dramës së madhe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll