Sport

Zlatan Ibrahimovic i dorëzon ‘kurorën’, e shpall “superyllin e ri më të mirë në planet”!

Norvegjezi ka arritur t’i bëjë përshtypje suedezit legjendar të Milanit: "Më pëlqen stili i tij i lojës, e kurorëzova atë superstar të ri"

28 Maj 2023, 11:12 Nga DOSJA
Zlatan Ibrahimovic i dorëzon ‘kurorën’, e shpall

ITALI - Golashënuesi i Manchester Cityt arriti diçka që askush tjetër nuk e ka bërë më parë, ai arriti t’i bëjë përshtypje Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi me përvojë i Milanit (41) nuk e fsheh se është i kënaqur me futbollistin e ri norvegjez.

Zlatan i dorëzoi Erling Haalandit publikisht kurorën e sulmuesit më të mirë në planet. "Unë e kurorëzova Haaland si një superyll të ri. Më pëlqen stili i tij i lojës dhe më pëlqen veçanërisht ajo që thotë. Ajo që thotë dhe që bën. Të gjithë futbollistët duhet të jenë të tillë. Më pëlqen shumë", tha Ibrahimovic.

Haaland është i pandalshëm këtë sezon në fanelën e Man.Cityt. Këtë sezon, ai shënoi 52 gola në 51 ndeshje dhe regjistroi nëntë asistime. City e ka mbrojtur titullin e Premierligës dhe do të luajë në finalet e FA Cup dhe Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll