Sport

Mane e ka marrë vendim për të ardhmen e tij, atë ua ka thënë drejtuesve të Bayern!

Anësori senegalez nuk ka ndërmend të largohet tani nga Mynihu...

28 Maj 2023, 11:28 Nga DOSJA
Mane e ka marrë vendim për të ardhmen e tij, atë ua ka

GJERMANI - Lojtari i kombëtares së Senegalit dhe Bayern Munichut, Sadio Mane (31), dëshiron të qëndrojë në klubin gjerman, edhe pse marrëdhëniet e tij me drejtuesit e ekipit janë dëmtuar rëndë.

Mane mbërriti te Bayern nga Liverpool verën e kaluar, por nuk i përmbushi pritjet. Ai është përballur me dëmtime, duke bërë shpërthime dhe pika e fundit ishte përballja e tij fizike me shokun e skuadrës, Leroy Sane.

Mediat gjermane kanë raportuar prej javësh se Bayern e ka futur në listën e transferimeve dhe se me siguri do të largohet nga klubi këtë verë, megjithatë Mane nuk e ka ndërmend një gjë të tillë.

Ai tashmë ka folur me drejtuesit e klubit dhe u ka thënë se dëshiron të qëndrojë. Mane dyshohet se u tha atyre se ishte i vetëdijshëm për gabimet e tij dhe donte një shans të ri për të provuar veten.

Mbetet për t'u parë nëse bavarezët do t'ia plotësojnë dëshirën. Gjithsesi, zhvillimet e gjithë situatës e përcjellin senegalezin në klubet angleze. Chelsea dhe Newcastle, të cilat raportohet se janë seriozisht të interesuar për të. Mane luajti 38 ndeshje këtë sezon për Bayern Munich dhe regjistroi 12 gola dhe gjashtë asistime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll