Sport

Çfarë po bën Zlatan Ibrahimovic? Këtë jua tregon Stefano Pioli, trajneri i Milanit…

Ylli suedez ka ende kontratë me kuqezinjtë deri në fund të sezonit aktual. Për momentin, futbollisti është i dëmtuar, por Ibrahimovic mund të rikthehet në fund të majit.

28 Maj 2023, 16:41 Nga DOSJA
Çfarë po bën Zlatan Ibrahimovic? Këtë jua tregon

ITALI - Si po ia kalon Zlatan Ibrahimovic? Stefano Pioli, trajneri i Milanit, ka folur gjatë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Juventusin (e diel, 20:45) për gjendjen e Zlatan Ibrahimovic, i cili është një hap larg rikthimit në fushë.

Tekniku vuri në dukje se ylli suedez është i vendosur të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur në fushë. Më tej, Stefano Pioli ka thënë, se shpreson që Zlatan Ibrahimovic të mund të përdoret në ndeshjen e fundit, kundër Veronës (e diel, 4 qershor, ora 15:00).

“Ne nuk kemi folur për të në stafin tim, kemi qenë të zënë me angazhimet e fundit. As që kam folur me të për atë që ai dëshiron. Por di që ai është shumë i vendosur për t'u rikuperuar nga dëmtimi. 

Javën e ardhshme do të shohim nëse ai mund të performojë ndaj Veronës”,- tha Stefano Pioli, sipas Tuttomercatoweb.

Duke marrë parasysh formën e tij të dobët, por edhe moshën e tij të avancuar, shanset që kuqezinjtë t'i vazhdojnë kontratën për momentin duken të vogla, shkruan Foot Mercato.

Burimi i cituar siguron se suedezi përjashton daljen në pension nga futbolli dhe, në rast se ai nuk merr vazhdimin e kontratës me Milanin, ai tashmë ka një opsion rezervë. Bëhet fjalë për Monzën, që zë vendin e 10-të, me të cilën tashmë kanë një marrëveshje verbale.

Transferimi i Zlatan Ibrahimovic do të lehtësohej nga dy miq me të cilët ai ka punuar në AC Milan: Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani, përkatësisht shefi dhe presidenti i Monzas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll