Aktualitet

DETAJET/ Grushte dhe sende të forta ndaj 64-vjeçarit, procedohen në gjendje të lirë tre persona në Pogradec

Gjatë një konflikti në fshatin Gështenjas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe me sende të forta një 64-vjeçar

28 Maj 2023, 16:07 Nga m.s
DETAJET/ Grushte dhe sende të forta ndaj 64-vjeçarit, procedohen
foto ilustruese

POGRADEC- Tre persona janë proceduar në gjendje të lirë, pasi kanë goditur me grushte dhe sende të forta një 64-vjeçar. Burime zyrtare të policisë njoftojnë se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. C., 28 vjeç, A. C., 31 vjeç, dhe P. C., 59 vjeç, pasi gjatë një konflikti në fshatin Gështenjas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, një 64-vjeçar.

Njoftimi i Policisë

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. C., 28 vjeç, A. C., 31 vjeç, banues në Pogradec dhe P. C., 59 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi gjatë një konflikti në fshatin Gështenjas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, një 64-vjeçar.

pogradec procedohen ne gjendje te lire

Sondazh

Poll