Sport

Reagon Kahn pas shkarkimit: "Nuk mund të isha me ju, sepse klubi ma ndaloi!"...

Oliver Kahn u largua nga Bayerni menjëherë pasi fitoi Bundesligën. Ai shkroi në Twitter se nuk mund të ishte i pranishëm në Këln, pasi e ndaluan.

28 Maj 2023, 10:45 Nga DOSJA

Reagon Kahn pas shkarkimit: "Nuk mund të isha me ju, sepse klubi ma

GJERMANI - Zhvillimet te Bayern janë të shpejta. Menjëherë pas fitimit të kampionatit për herë të 11-të radhazi, bavarezët njoftuan, se Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic janë pjesë e së shkuarës.

Menjëherë pas shkarkimit të tij, portieri veteran dhe ish-drejtori ekzekutiv i bavarezëve i uroi lojtarët e Bayernit dhe theksoi se nuk mund të ishte me ta, pasi ishte përjashtuar nga klubi.

"E pabesueshme! Arritje e madhe, urime djema. Jua kam thënë gjithmonë. Gjithmonë jepni gjithçka deri në fund dhe mos u dorëzoni kurrë. Jam krenar për ju dhe këtë arritje.

Do të kisha dashur që unë të festoja me ju, por për fat të keq nuk munda të isha atje, sepse u ndalova nga klubi. Mezi po pres sezonin e ardhshëm. Do të bëhemi kampionë për të 12-tën herë radhazi”,- ka shkruar ai.

Reagon Kahn pas shkarkimit: "Nuk mund të isha me ju, sepse klubi ma

Në Gjermani u shkrua, se Kahn nuk ishte i pranishëm në Këln për shkak të një virusi, por kjo u mohua gjatë ndeshjes. Ish-CEO nuk zbuloi arsyen e ndalimit, me Bild që e interpretoi postimin në Twitter si "goditjen" e tij ndaj Bayernit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll