Sport

Kënga e tifozëve të Dortmundit befason Terzic, e bën të përlotet dhe përkulet para tyre… Shikoni në video çastet emocionuese

Trajneri dhe lojtarët e Dortmundit qëndruan të emocionuar para tifozëve të skuadrës pas humbjes së titullit, duke i dëgjuar ata të këndonin pa pushim…

28 Maj 2023, 09:45 Nga DOSJA

Kënga e tifozëve të Dortmundit befason Terzic, e bën të

GJERMANI - Dortmundi arriti të vriste veten në ndeshjen që pritej të përfundonte me kurorëzimin e tyre kampionë, por fundi 2-2 ndaj Mainz, i la të gjithë të hidhëruar.  Pavarësisht humbjes së kampionatit, titulli i të cilit ishte më afër se kurrë në vitet e fundit, tifozët e skuadrës që kishin mbushur natyrshëm “Vestfalen” qëndruan në vendet e tyre dhe përgëzuan lojtarët dhe trajnerin. 

Në fakt, kur Edin Terzic qëndronte përballë “murit të verdhë” një slogan e bëri të përkulej... Tifozët e skuadrës kënduan: “Nëse fitoni dhe qëndroni në krye, ose nëse humbni dhe qëndroni në fund, ne përsëri do të këndojmë: Borussia, BVB! Çfarëdo që të ndodhë, ne do të qëndrojmë pranë jush derisa të vdesim dhe të këndojmë për ju: Borussia, Borussia, BVB!”

Në deklaratat e tij pas ndeshjes, ai theksoi: “Ne provuam gjithçka deri në fund. Ju mund të shihni se sa i ashpër mund të bëhet ky sport që ne kemi dashuruar. Është jashtëzakonisht e dhimbshme. Nuk pati një fund të lumtur për ne këtë sezon. Sado e madhe të jetë dhimbja sot, ajo do të jetë motivimi për nesër. Ishim aq afër. Mungoi një gol. Ishim në një rrugë shumë të mirë, veçanërisht në gjysmën e dytë të sezonit. Një ditë do të shpërblehemi.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll