Bota

E identifikuar me kancer në mushkri, humb jetën gazetarja britanike Emily Morgan

Emily, karriera e së cilës me ITV News zgjati më shumë se dy dekada, së fundmi u diagnostikua me kancer në mushkëri. 

27 Maj 2023, 21:51 Nga I.A
E identifikuar me kancer në mushkri, humb jetën gazetarja britanike
Emily Morgan

ANGLI- Emily Morgan, redaktore e Shëndetit dhe Shkencës për ITV News, ka vdekur në moshën 45-vjeçare. Emily, karriera e së cilës me ITV News zgjati më shumë se dy dekada, së fundmi u diagnostikua me kancer në mushkëri. Ajo u nda nga jeta mbrëmjen e së premtes e rrethuar nga familja e saj.

Emily filloi me ITV News si producente me bazë në Westminster për 5 vjet përpara se të bëhej reportere dhe të përparonte në një sërë rolesh, duke përfshirë korrespondentin e Uellsit dhe West of England, Korrespondenten Politike dhe Redaktoren e Shëndetit. 

Ajo së fundmi u promovua në redaktore të Shëndetit dhe Shkencës dhe ishte e emocionuar për sfidën e re. Si redaktore e shëndetit, Emily drejtoi mbulimin e Coronavirus të ITV News, duke raportuar nga linja e parë e spitaleve gjatë gjithë pandemisë dhe prodhoi hetime të shumta për paragjykimet racore, dështimet e PPE dhe Long Covid ndër të tjera.

emily morgan

Sondazh

Poll