Bota

Von Cramon: Dënoj dhunën dhe aksionet e djeshme në Veri të Kosovës

Sipas saj duhet të ketë përmbajtje nga të gjitha palët dhe se është i nevojshëm përkushtim i plotë ne dialogun e drejtuar nga Bashkimi Evropian.

27 Maj 2023, 19:22 Nga I.A
Von Cramon: Dënoj dhunën dhe aksionet e djeshme në Veri të
Viola Von Cramon

GJERMANI- Viola Von Cramon ka qëndruar për një vizitë në veri të vendit ku ka takuar pjesëtarë të shoqërisë civile e mediave për t’u njoftuar më detajisht për situatën atje. Ajo ka thënë se dënon dhunën dhe aksionet e djeshme në veri.

Sipas saj duhet të ketë përmbajtje nga të gjitha palët dhe se është i nevojshëm përkushtim i plotë ne dialogun e drejtuar nga Bashkimi Evropian. Sipas politikanes gjermane duhet edhe implementim i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura.

Postimi i Plotë:

Dënoj dhunën dhe veprimet në veri. Nevojitet përmbajtja nga të gjitha palët dhe angazhimi i plotë ndaj Dialogut të udhëhequr nga BE, si dhe zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura. Mbështetje e plotë për Miroslav Lajcak në përpjekjet e tij.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

viola von cramon tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll