Bota

Daçiç: Ngritja e gatishmërisë ushtarake s’do të thotë përgatitje për ndërhyrje në Kosovë

Duke komentuar tensionet e djeshme në veri të Kosovës të Daçiç ka thënë se mund të jetë ndoshta një nga situatat më të rrezikshme.

27 Maj 2023, 20:04 Nga I.A
Daçiç: Ngritja e gatishmërisë ushtarake s’do
Ivica Daçiç

SERBI- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë sot se Serbia me ngritjen e nivelit të gatishmërisë luftarake nuk po përgatitet për ndërhyrje në Kosovë, por që të jetë e gatshme për të gjithë skenarët.

“Ne sigurisht që do ta mbrojmë popullin tonë, shpresojmë që të mos vijë deri te nevoja për ndërhyrje ushtarake”, tha Daçiç.

Duke komentuar tensionet e djeshme në veri të Kosovës të Daçiç ka thënë se mund të jetë ndoshta një nga situatat më të rrezikshme.

“Ata sulmojnë atë që është baza e mbijetesës së popullit serb në veri të Kosovës, që është pushteti lokal që duhet ta mbajmë. Aty nuk ka popullsi të përzier, që të thoni se aty ka shqiptarë. Trembëdhjetë serbë votuan në të ashtuquajturat zgjedhjet. Tani keni disa këshilltarë dhe kryetarë komunash të rinj apo kryebashkiakë dhe që në fillim kemi thënë se kjo lëvizje mund të shkaktojë konflikte të mëdha dhe e kemi paralajmëruar bashkësinë ndërkombëtare”, tha Daçiç.

Dacic pretendon se kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, vazhdimisht po merret me krijimin e krizave dhe se pozita e popullit serb në Kosovë po përkeqësohet gjithnjë e më shumë.

“Ne nuk jemi për konflikte, jemi për zgjidhje paqësore të të gjitha çështjeve, por të gjithë duhet ta dinë se e gjithë Serbia qëndron prapa popullit tonë në Kosovë, prandaj presidenti serb Aleksandar Vuçiq urdhëroi që të ngrihet niveli i gatishmërisë luftarake, jo sepse po përgatitemi të ndërhyjmë, por të jemi të gatshëm për të gjithë skenarët”, tha Daçiç.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

ivica daçiç

Sondazh

Poll