Bota

Kurti flet pas tensioneve në veri dhe kritikave të SHBA-së dhe QUINT-it: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve

Këto tensione e kanë vënë Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin, Albin Kurti në qendër të kritikave që nga Depratamenti i Shtetit, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shtetet e QUINT-ti, e të shumë analistë në Kosovë.

27 Maj 2023, 21:28 Nga I.A
Kurti flet pas tensioneve në veri dhe kritikave të SHBA-së dhe
Albin Kurti

KOSOVË- Tensione u krijuan gjatë asistimit nga ana Policisë së Kosovës të kryetarëve të komunave në veri të vendit për të ushtruar të drejtën e tyre në punë në objektet e komunave përkatëse. Këto tensione e kanë vënë Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin, Albin Kurti në qendër të kritikave që nga Departamenti i Shtetit, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shtetet e QUINT-ti, e të shumë analistëve në Kosovë. Pavarësisht kritikave të shumta që mori Kurti, ai tha se e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna.

“Unë iu bashkangjita dhe e falenderoj shumë për ftesën. Por, sa i përket ditës së djeshme ajo çfarë është e rëndësishme të theksohet është që krejt çka kemi synuar ne si Qeveri dhe institucione të Republikës, është të mundësojmë që kryetarët e komunave të zgjedhur në zgjedhjet demokratike të kenë qasje dhe të punojnë në zyrat e tyre, ku duhet t'i shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim feje, etnie e prejardhje. Dhe besoj që për këtë do ta kemi mbështetjen e të gjithë faktorëve ndërkombëtarë…E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna”, ka thënë Kurti.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serbë kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

antony blinken albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll