Bota

Kreu i EULEX: Zgjedhjet e fundit në veri nuk ofrojnë zgjidhje afatgjatë, palët të veprojnë me maturi

Këto deklarime ai i bëri në një intervistë për Deutsche Welle, ndërsa shtoi se zgjedhjet e fundit, megjithëse u zhvilluan qetë, nuk përbëjnë zgjidhje afatgjatë.

27 Maj 2023, 21:41 Nga I.A
Kreu i EULEX: Zgjedhjet e fundit në veri nuk ofrojnë zgjidhje
Lars-Gunnar Wigemark

GJERMANI- Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për veprime të matura, në mënyrë që situata të mos shkojë drejt përshkallëzimit. Këto deklarime ai i bëri në një intervistë për Deutsche Welle, ndërsa shtoi se zgjedhjet e fundit, megjithëse u zhvilluan qetë, nuk përbëjnë zgjidhje afatgjatë. Wigemark, ripërsëriti faktin se kjo zgjidhja e qëndrueshme, e shumëpërmendur, mund të arrihet vetëm përmes dialogut.

“Do t’i bëjmë thirrje të gjithëve që të veprojnë në mënyrë të matur në mënyrë të qetë për të shmangur çdo kërcënim të dhunës dhe për të deskaluar situatën që fatkeqësisht dje doli jashtë kontrollit”, tha Wigemark ndër të tjera.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

eulex lars-gunnar wigemark tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll