Bota

Studimi/ Oktapodët mund të përjetojnë makthe (VIDEO)

Gjatë një muaji, studiuesit panë oktapodin duke u zgjuar nga një gjumë i qetë dhe përpëlitej, një sjellje që pothuajse dukej sikur molusku vuante nga një lloj çrregullimi i gjumit.

27 Maj 2023, 18:19 Nga I.A
Studimi/ Oktapodët mund të përjetojnë makthe (VIDEO)
Oktapodi

SHBA- Shkencëtarët kanë regjistruar një sjellje të çuditshme tek një oktapod në laborator, në të cilin sjelljen e tij ia atribuojnë mundësisë që ai të kishte një makth. Gjatë një muaji, studiuesit panë oktapodin duke u zgjuar nga një gjumë i qetë dhe përpëlitej, një sjellje që pothuajse dukej sikur molusku vuante nga një lloj çrregullimi i gjumit.

Por a kishte vërtet makthe oktapodi?

Shkencëtarët kanë dhënë disa shpjegime për sjelljen e tij, të cilën ata e cilësuan si të pazakontë. Materiali nga laboratori në Universitetin Rockefeller në Nju Jork regjistron katër episode në të cilat Costello, një oktapod insularis, ndërsa me sa duket flinte i qetë në akuariumin e tij, befas fillon të përplasë tentakulat e tij me furi. Në dy prej këtyre episodeve, Costello hedh bojë në ujë një mekanizëm i zakonshëm mbrojtës kundër grabitqarëve të tij.

“Për të gjitha studimet që kemi bërë mbi oktapodët dhe cefalopodët e tjerë, ka ende shumë gjëra që nuk dimë,” vëren Eric Ramos, një studiues postdoktoral në Universitetin e Vermontit.

eric ramos oktapod

Sondazh

Poll