Bota

Tensionet në veri, deputeti gjerman: Kosova po zbaton të drejtat

Deputeti gjerman, Knut Abraham, edhe pse i justifikon këto reagime, ai tha se s’duhet të harrohet edhe përpjekja e Kosovës për të vendosur ligjin.

27 Maj 2023, 17:21 Nga I.A
Tensionet në veri, deputeti gjerman: Kosova po zbaton të drejtat
Knut Abraham

GJERMANI- Ngjarjet që ndodhen dje me tensione në Veri të vendit, bëri që të ketë reagime të ndërkombëtarve, ku edhe dënuan veprimet e institucioneve të Kosovës. Deputeti gjerman, Knut Abraham, edhe pse i justifikon këto reagime, ai tha se s’duhet të harrohet edhe përpjekja e Kosovës për të vendosur ligjin.

“Përkundër të gjitha kritikave të justifikuara për veprimet e autoriteteve kosovare, nuk duhet harruar se një shtet po përpiqet të zbatojë të drejtat e tij në territorin e tij kundër pengesave dhe ndikimeve të shumta nga jashtë”, ka shkruar ai në Twitter.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

knut abraham tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll