Bota

Tensionet në tre komunat e Kosovë, themelohet ekipi për vlerësimin e veprimeve policore në veri

Inspektoriati në koordinim me Ministrin e Punëve të Brendshme, ka krijuar një ekip të përbashkët për të vlerësuar veprimet policore gjatë operacionit policor të ditës së djeshme në tre komunat veriore të Kosovës.

27 Maj 2023, 18:10 Nga I.A
Tensionet në tre komunat e Kosovë, themelohet ekipi për
IPK

KOSOVË- Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka themeluar ekipin e përbashkët për vlerësimin e veprimeve policore gjatë asistimit të tre kryetarëve të komunave në veri të vendit për të ushtruar të drejtën e tyre në punë në objektet zyrtare të komunave. Inspektoriati në koordinim me Ministrin e Punëve të Brendshme, ka krijuar një ekip të përbashkët për të vlerësuar veprimet policore gjatë operacionit policor të ditës së djeshme në tre komunat veriore të Kosovës.

“Qëllimi i punës së këtij ekipi është që të sigurojmë që Policia e Kosovës ka kryer detyrat konform standardeve dhe autorizimeve kushtetuese e ligjore, drejt krijimit të një mjedisi të sigurt për qytetarët pa dallim. Po ashtu, ekipi synon të identifikojë nëse gjatë këtij operacioni ka pasur tejkalim të autorizimeve policore. IPK siguron se varësisht nga gjetjet e punës së këtij ekipi, konform autorizimeve ligjore dhe në koordinim me Policinë e Kosovës dhe Prokurorin e Shtetit do të adresojë çështjet e ngritura. IPK do të mbajë të informuar opinionin publik me rezultatet e punës së këtij ekipi”, thuhet në njoftim.

Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?

Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

ipk tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll