Politike

“Happy birthday big boss”, kujt ia bëri dedikimin e veçantë për ditëlindje kryeministri Rama

Urimin për të e ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale, ndërsa foton e tij e ka shoqëruar edhe me një shprehje të tij.

27 Maj 2023, 11:16 Nga k.m.
“Happy birthday big boss”, kujt ia bëri dedikimin e
Henry Kissinger

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen diplomatit amerikan, Henry Kissinger, i cili sot mbush 100 vjeç. Madje e cilëson edhe si “big boss” (bosi i madh). Urimin për të e ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale. Ndërsa foton e tij e ka shoqëruar edhe me një shprehje të tij.

“Happy birthday big boss! Mënyra më e mirë për ta parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë, Henry Kissinger, sot plot 100 vjeç,”-shkruan në postimin e tij Rama.

Henry Alfred Kissinger është një diplomat dhe politikan amerikan. Ai ka shërbyer si Sekretar Shteti i SHBA dhe këshilltar sigurie për administratat e presidentëve Richard Nixon dhe Gerald Ford. Ai ka fituar edhe një çmim Nobel për Paqe në vitin 1973 për negociatat për një armëpushim në Vietnam.

henry kissinger edi rama

Sondazh

Poll