Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Kuçovë/ 24-vjeçari dërgohet te Trauma, në kërkim autorët (VIDEO)

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe motivi se përse 24-vjeçari i plagosur Donald Grymshi ndodhej në qytetin e Kuçovës mesnatën e djeshme,pasi është shtetas me banim në Tiranë.

27 Maj 2023, 07:26 Nga f.i
Plagosje me armë zjarri në Kuçovë/ 24-vjeçari
pamje nga vendngjarja

KUÇOVË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në mesantë në Kuçovë, ku autori me inicialet L.S ka qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të Donald Grymshit.

I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Rajonal Berat,ku pasi ka marrë ndihmë e parë mjekësore është transportuar drejt Traumës në Tiranë. Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se plagosuri kishte humbur shumë gjak dhe ishte në gjendje kritike për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe motivi se përse 24-vjeçari i plagosur Donald Grymshi ndodhej në qytetin e Kuçovës mesnatën e djeshme,pasi është shtetas me banim në Tiranë. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes,ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit.

<iframe width="1127" height="634" src="https://www.youtube.com/embed/TplDBO5K3dU" title="PLAGOSET me armë zjarri 24-vjeçari në Kuçovë/ Në kërkim 4 autorët" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" allowfullscreen></iframe>

plagosje me arme ne kucove

Sondazh

Poll