Bota

Nënkryetari i LDK-së: VV-ja herët e ka nisur festën, ne kemi një përparësi të lehtë

6 Tetor 2019, 18:32 Nga DOSJA
Nënkryetari i LDK-së: VV-ja herët e ka nisur festën, ne kemi

KOSOVË– Shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, në një konferencë për media në zyrat qendrore të partisë, ka thënë se kanë dalë si partia e parë, 

“Nga ana e LDK-së është e qartë se kemi një përparësi të lehtë apo udhëheqje ndaj VV-së, ata janë parti e dytë”, është shprehur Lutfi Haziri.

Ai tha se ka që thonë se VV-ja është e para, por kjo nuk është e vërtetë. “Le të jenë të bindur të gjitha ata që po thonë ndryshe se LDK-ja në këto zgjedhje del e para”, ka thënë Lutfi Haziri.

Për exit-pollin e Klan Kosovës ai tha se edhe është rezultat i saktë dhe befasohet pse nuk ka dalë PDK-ja e para aty.

“Exit-polli i Klan Kosovës e ka dhënë një rezultat të saktë edhe pse ai exit-poll është i PDK-së, andaj edhe çuditem pse nuk e ka qitë PDK-në të parën”, shtoi Haziri.

Ditën e sotme Kosova zgjedh deputetët e saj të rinj në KuvendPlot 1.9 milion qytetarë zgjedhën 4 koalicioneve, 20 partive politike dhe 1 kandidati të pavarur për t’i drejtuar në katër vitet e ardhshme.  Postin e kryeministrit po e synojnë 7 kandidatë nga subjekte të ndryshme politike, mes tyre edhe një grua.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ldk lutfi haziri zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 ldk lutfi haziri zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll