Bota

Televizioni publik publikon exit poll-in: Në vend të parë partia e Albin Kurtit

6 Tetor 2019, 18:38 Nga DOSJA
Televizioni publik publikon exit poll-in: Në vend të parë partia

KOSOVË-RTK-ja dhe Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, PIPOS,  kanë publikuar exit-pollin për zgjedhjet të parakohshme të mbajtura për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Udhëheqësi i institutit PIPOS, Fisnik Halimi, para prezantimit ka sqaruar mënyrën se si është realizuar ky exit-poll.

Në bazë të këtij exit-polli fituese e zgjedhjeve del të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 28,1 për qind të votave, e ndjekur nga LDK-ja me 27,9 për qind dhe PDK-ja me 25,8 për qind.

Ndryshe, exit-pollet janë rezultate jozyrtare dhe që realizohen në bazë të anketave. Në bazë të ligjit, institucioni që ka të drejtë të publikojë rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë është vetëm Komisionin Qendror Zgjedhor.

Ditën e sotme Kosova zgjedh deputetët e saj të rinj në KuvendPlot 1.9 milion qytetarë zgjedhën 4 koalicioneve, 20 partive politike dhe 1 kandidati të pavarur për t’i drejtuar në katër vitet e ardhshme.  Postin e kryeministrit po e synojnë 7 kandidatë nga subjekte të ndryshme politike, mes tyre edhe një grua.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni exit poll i rtk instituti pipos vv e para exit poll i rtk instituti pipos vv e para

Sondazh

Poll