Sport

Marc Marquez shpallet kampion bote nga Tajlanda, fitoi garën në xhiron e fundit

6 Tetor 2019, 19:17 Nga DOSJA
Marc Marquez shpallet kampion bote nga Tajlanda, fitoi garën në xhiron

TAJLANDË- Piloti i Moto GP, Marc Marquez triumfoi sot në Çmimin e Madh të Tajlandës për tu kurorëzuar kampion Bote për herë të tetë në karrierën e tij.

Spanjolli fitoi garën e tij të nëntë këtë sezon, pasi parakaloi Fabio Quartararo në xhiron e fundit.

Francezi 20-vjeçar ruajti pozicionin e parë për pjesën më të madhe të garës, por Marquez, me nuhatjen e një kampioni të vërtetë sulmoi fort në katër xhirot e fundit, presing që iu shpërblye.  

Edhe pse në moshën 26 vjeçare, Marquez bashkohet me yjet të këtij sporti, teksa është vetëm një titull larg barazimit me Valentino Rossin, që numëron nëntë triumfe.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport fabio quartararo marc marquez moto gp fabio quartararo marc marquez moto gp

Sondazh

Poll