Sport

Lista e kombëtares, Edi Reja shpjegon zgjedhjet: Sadiku ka probleme familjare, Xhaka…

6 Tetor 2019, 10:41 Nga DOSJA
Lista e kombëtares, Edi Reja shpjegon zgjedhjet: Sadiku ka probleme

TIRANË– Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit Edi Reja ka komentuar edhe lojtarët që ka grumbulluar për sfidat me Turqinë dhe Moldavinë.

Gjatë fjalës së tij, Reja ka dhënë shpjegime edhe për mungesat e disa lojtarëve, mes tyre edhe sulmuesi Armando Sadiku.

Lidhur me mungesën e Mavrajt, Reja tha se kishte folur me të dhe se kapiteni ishte shprehur se kishte për të kryer një operim në krah.

“Kam folur me Mavraj këtë javë, ai do të operohet në krah dhe do të kthehet me ne në sfidat e radhës. Edhe Sadiku ka probleme familjare kam folur me të dhe ka një gjendje të veçantë familjare dhe më kërkoi leje,”-tha Reja.

Sigurisht që ‘armiqësia’ e tij me Xhakën nuk ka përfunduar duke bërë që mesfushori të mos grumbullohet edhe kësaj here,

“Xhaka nuk është grumbulluar sepse dua t’u jap hapësirë të rinjve Selahi, Seferi,. Nuk dua të krijoj situata të pakëndshme, me lojtarë që rrinë në tribuna. Edhe Trashi e kishim në grup para një grumbullimi, por luan vazhdimisht dhe meriton të ketë shansin,”- e mbylli tekniku.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport edi reja euro 200 kombetarja e shqiperise edi reja euro 200 kombetarja e shqiperise

Sondazh

Poll