Sport

Imitohen ‘spektakli’ i Ballist Morinës, një dron me flamur zbret sërish në fushën e lojës (FOTOT)

3 Tetor 2019, 20:54 Nga DOSJA
Imitohen ‘spektakli’ i Ballist Morinës, një dron me flamur

AZERBAJXHAN- Konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ka zbritur sot në fushën e futbollit në Europa Ligës. Një dron me flamurin e Armenisë, ka fluturuar mbi fushë, duke sjellë dhe pezullimin e përkohshëm të ndeshjes mes Dudelanzh dhe Karabakut për të paktën 30 minuta.

Gjithçka ndodhi pas gjysmë ore lojë në pjesën e parë kur azerët shënuan golin e dytë me Mishel.

Teksa futbollistët në fushë, po vijonin lojën të qetë në ajër u shfaq droni që shkaktoi kaos.

Futbollistët e Karabakut provuan madje të rrëzojnë mjetin fluturues duke e goditur me top ndërsa tifozët kërkuan të pushtojnë fushën.

Konflikti i njohur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagorno Karabakut sjell kështu tension edhe në fushat e lojës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport dron ne stadium dudelanzh europa league karabakut dron ne stadium dudelanzh europa league karabakut

Sondazh

Poll