Sport

“Babi të do shumë, s’jam terrorist”, Alban Rexha dedikim vajzës pas shpalljes në kërkim nga Policia: Do dënohem si u

2 Tetor 2019, 18:10 Nga DOSJA
“Babi të do shumë, s’jam terrorist”, Alban Rexha

TIRANË- Alban Rexha, i banor i “Kafazit të Artë” dhe tashmë një tifoz i flaktë i Tiranës është në kërkim nga Policia pas dhunës në dërbi. Po ashtu sot Komisioni i Disiplinës, e ka dënaur atë me përjashtim përjet nga stadiumet, së bashku me 7 perosna të tjerë.

Rexha është në kërkim nga Policia, por sot i ka shkruar vjazës së tij nëpërmjet Facebook-ut. Në një reagim në rrejtin social ai shprehet se nuk është terrorizst, por vetëm një tifoz i Tiranës.

Vajza ime të kërkoj falje që nuk jam pranë teje. Unë e di që të mungon qumshti, të mungon forca më e madhe, por ti mos u mërzit se Zoti do të ndihmojë. Gjithashtu edhe xhaxhi Goni nuk do t’iu lërë vetëm. Më fal, më fal, më fal Elif. Vetëm për ty mendoj. Mos e beso kurrë, ujku jot nuk është terrorist, por një njeri që beson shumë në Zot dhe nuk do ta bëja kurrë një gjë të tillë. Elif, mos u tremb nga babai jot, se unë e di se kush është e vërteta. Do dënohem si një ultras i Tiranës dhe jo si terrorist. Të do shumë babi”, shkruan Alban Rexha.

Së bashku me Alban Rexhën, janë edhe 7 persona të tjerë të “Capital Crew”, të cilëve u është ndaluar hyrja për gjithë jetën në stadium: Enton Bande, Getard Çeliku, Mateos Majani, Aksel Manxhari, Thanas Bendo, Bledar Luga dhe Gentian Qosja.

Policia për dhunën në Derbi ka vënë në pranga një person, i identifikuar si Elton Bande, 2 janë shpallur në kërkim ndërsa 6 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Nëntë personat e mësipërm akuzohen për ngjarjet e dhunës, ndërsa 29-vjeçari Bande ka qenë në arrest shtëpie, por ai e ka thyer për të qenë i pranishëm në stadium për të parë skuadrën e tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport alban rexha capital crew derbi tirana-partizani dhuna ne derbi alban rexha capital crew derbi tirana-partizani dhuna ne derbi

Sondazh

Poll