Sport

Liverpuli gjobitet me 200 mijë paund, për probleme teknike me mesfushorin Pedro Chirivella

3 Tetor 2019, 09:04 Nga DOSJA
Liverpuli gjobitet me 200 mijë paund, për probleme teknike me

LIVERPUL – 22-vjeçari Pedro Chirivella, i cili luan rolin e mesfushorit zëvëndësues në ekipin e Liverpulit, është hasur më një problem dokumentacioni internacional, që i ka kushtuar ekipit të tij, një gjobë prej 200.000 paundesh.

Mesfushori Chirivella duhej të kishte lejen e dhënë nga shoqata e futbollit, për të luajtur dhe për të hyrë në lojë, pasi ai kishte marrë një kredi të mëparshme, dhe ende nuk e kishte shlyer atë.

Klubi i Liverpulit, deklaroi që ata e kishin kërkuar suportimin e  shoqatës ndërkombtare të futbollit, për Chirivellën, dhe ata e kishin lejuar pjesëmarrjen e tij për dy lojra të Premier Ligës.

Liverpul gjithashtu shtoi se ai ishte i vetëdijshëm për paqartësinë e dokumentave të lojtarit, por kushtet në të cilat ekipi ndodhej, bënë që mos të kishin zgjidhje tjetër përveçse t’a fusnin lojtarin në fushë.

Si rezultat i tërë kësaj, bordi i komisionerëve menduan që ndëshkimi më i mirë për futjen në lojë të një lojtari më dokumentacion të papërshtatshëm, është ai financiar.

Gjithsesi nga 200.000 paund të gjobës totale, janë pezulluar 100.000, derisa situata e lojtarit dhe dokumentacionit të tij të zbardhet dhe të jetë më e qartë.

Burimi: BBC

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport liverpul pedro chirivella premier league liverpul pedro chirivella premier league

Sondazh

Poll