Aktualitet

Gjykata e Janinës lë në burg Laert Haxhiun, avokatja: I mohon akuzat për masakrën e Lushnjes

Mësohet se Haxhiu, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, për masakrën e Lushnjes, do të transferohet në burgun e Kordhalosë dhe pritet të qëndroj aty për 40 ditë.  

26 Maj 2023, 13:10 Nga I.A
Gjykata e Janinës lë në burg Laert Haxhiun, avokatja: I mohon
Laert Haxhiu

GREQI- Gjykata e Janinës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për shqiptarin e arrestuar Laert Haxhiu, disa ditë më parë në Greqi. Mësohet se Haxhiu, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, për masakrën e Lushnjes, do të transferohet në burgun e Koridhalosë dhe pritet të qëndroj aty për 40 ditë.  

Ndërkohë që kërkesa e Shqipërisë për ekstradimin e tij, po shqyrtohet nga autoritetet greke. Ndërkohë që sipas avokates se tij, Haxhiu nuk i pranon akuzat e vrasjeve ne Lushnje, por po ashtu ka kërkuar që të qëndrojë ne Greqi. Çështja do të shkojë në Bordin e Apelit kompetent për të vendosur pro ose kundër ekstradimit dhe më pas në Gjykatën e Lartë.

Ndërsa për 35-vjeçarin Juxhin Bajrami, Gjykata e Janinës vendosi ta lirojë pa asnjë masë sigurimi edhe pse akuzohet për “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “mosbindje ndaj urdhrit të policisë”, “falsifikim dokumentesh” dhe “dëshmi te rreme”.

Kush është Laert Haxhiu?

Haxhiu, përdorte dokumenta false, me emrin Mikis Askalidis, e po ashtu kishte shënuar se ishte lindur në Gjeorgji. Letrat e qëndrimit në shtetin grek ishin false por përdoreshin prej kohësh nga 31-vjeçari i dënuar me 18 vite burg për masakrën e Lushnjes. I riu, u dëgjua për herë të parë në masakrën e 2017-s, ngjarje që u quajt "masakra e Lushnjes", ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Sipas hetimeve, objektiv i ekzekutimit ishte nipit i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, si hakmarrje ndaj historikut të konflikteve midis familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut. Për ngjarjen, autoritetet kanë arrestuar Orges Bilbilin dhe Anteroi Kaloshin.

laert haxhiu juxhin bajrami

Sondazh

Poll