Aktualitet

I arrestuar për spiunazh/ Fedir Alpatov flet pas lirimit nga burgu: Kisha ardhur në Shqipëri të mësoja për historinë

Alpatov ka deklaruar se arrestimi i tij ishte një tragjedi e madhe për të dhe për familjen e tij. Më pas 25-vjeçari ka treguar me detaje çfarë ndodhi ditën që u arrestua dhe se nuk e dinin kush ishin personat që po i ndiqnin.

26 Maj 2023, 11:46 Nga f.i

I arrestuar për spiunazh/ Fedir Alpatov flet pas lirimit nga burgu: Kisha

TIRANË- Një ditë pas lirimit nga burgu 25-vjeçari ukrainas Fedir Alpatov ka folur për herë të parë. Alpatov ka deklaruar se arrestimi i tij ishte një tragjedi e madhe për të dhe për familjen e tij. Gjatë deklaratës ai tha se kishte ardhur në Shqipëri për të mësuar për historinë dhe u akuzua për spiunazh.

'Për mua dhe për familjen time ishte një tragjedi e madhe. Përpara se të vija në Shqipëri unë kisha një punë shumë të mirë, kisha karrierë, kisha një të dashur. Kisha ardhur në Shqipëri për të mësuar për historinë, të mësoja për komunizmin, për Enver hoxhën dhe për gjëra të tjera interesante të historisë së shqipërisë. U arrestova gjatë udhëtimit tim dhe ata më akuzuan mua për spiunazh. 5-6 ditë më vonë Edi Rama tha se ne nuk jemi spiunë dhe objekti ishte i deklasifikuar. Por ata që më lanë mua në burg për 9 muaj. Unë humba gjithçka”, -deklaroi Alpatov për Ballkanweb.

Më pas 25-vjeçari ka treguar me detaje çfarë ndodhi ditën që u arrestua dhe se nuk e dinin kush ishin personat që po i ndiqnin.

“Ishte një fabrikë e braktisur në Gramsh dhe ne vendosëm të shihnim çfarë kishte brenda. Nuk kishte dritare dhe ne vendosëm të futeshim brenda. Brenda godinës ne u përballëm me disa djemë, tentuam të iknim në drejtime të ndryshme. Mikhail shkoi në një drejtim, unë në një drejtim tjetër. Siç e di unë, Misha vrapoi dhe pas disa momentesh ishte një makinë e zezë nga ku dolën disa djem që ndaluan Mishën. Nuk dukeshin si ushtarakë, makina ishte një “Audi” e errët. Misha mendoi se ata po e sulmonin dhe vendosi të mbrohej me sprai me piper. Ata e morën, e goditën dhe e futën në stacionin e policisë”, ka thënë Alpaov.

"Dua të marr makinën time nuk mund të largohem jashtë vendit për shkak të pasaportës pasi ma kanë bllokuar. Në burg nuk ia kam kaluar shumë mirë pasi unë nuk jam kriminel, kam ardhur këtu si i apasionuar pas vendeve historike, për shembull ish-komuniste dhe ndërtesave të vjetra. Në vende të tjera kur ndërtesat janë të braktisura ti mund të shkosh ti fotografosh dhe vizitosh, por këtu në Shqipëri kjo është problem.’- shtoi Alpatov.


Gjykata e Elbasanit vendosi dje të lirojë shtetasit rusë që u futën në uzinën e Gramshit para disa muajsh duke sulmuar rojet e subjektit. Mikhail Zorin do vendoset në arrest shtëpie, ndërsa Fedir Alpatov dhe Svetlana Tomofoeva janë të ndaluar të dalin jashtë Shqipërisë.

Dy rusët  Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe ukrainasi Fedir Alpatov, 25 vjeç mbaheshin në burg që prej datës 20 gusht, ditë kur dhe ndodhi incidenti në uzinën e Gramshit. Mikhail Zorin u konfliktua me 2 ushtarët shqiptar që e pikasën, Albi Bici dhe Ardian Xhaka, ndërsa Svetlana Timofoeva dhe ukrainasi po qëndronin në një makinë “Chevrolet camaro” me targa ukrainase AX 6200 IP.  Të tre u vunë në pranga dhe akuzohen për “Goditje për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.

fedir alpatov

Sondazh

Poll