Aktualitet

7 punonjës të helmuar, ISHSH pezullon përkohësisht punën në fabrikën e kabujve

Kjo pasi 7 punonjës të kësaj fabrike u shtruan në spital ditën e djeshme duke shfaqur shenja asfiksie. 

26 Maj 2023, 12:07 Nga I.A
7 punonjës të helmuar, ISHSH pezullon përkohësisht
ISHSH

TIRANË- Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror ka pezulluar punimet në fabrikën e prodhimit të kabujve në Bathore. Kjo pasi 7 punonjës të kësaj fabrike u shtruan në spital ditën e djeshme duke shfaqur shenja asfiksie. 

Është marrë masë administrative për Pezullim të Akivitetit në linjën ku ka ndodhur intoksikacioni, deri në daljen e rezultateve nga hetimi epidemiologjik. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë një reagim ka ardhur edhe nga QSUT, ku thuhet se 6 persona janë shtruar në urgjencë dhe 1 në shërbimin e toksikologjisë.

ishsh punonjese te fabrikes ne spital

Sondazh

Poll