Aktualitet

Ndotet uji i pijshëm? Ankohen banorët e Bulqizës: Po helmohemi!

Siç shihet edhe nga pamjet, në tubacionin kryesor futen jo vetëm ujërat e minierave, të cilat kanë mbetje të lëndëve plasëse që përdoren në galeri, por përzihen edhe ujërat e zeza.

26 Maj 2023, 12:35 Nga I.A
Ndotet uji i pijshëm? Ankohen banorët e Bulqizës: Po helmohemi!
Bulqize

BULQIZË- Linja kryesore e ujësjesllësit në Bulqizë është amortizuar. Prej muajsh banorët e lagjes së vjetër të qytetit po përballen me rrezikun e ndotjes së ujit të pijshëm. Siç shihet edhe nga pamjet, në tubacionin kryesor futen jo vetëm ujërat e minierave, të cilat kanë mbetje të lëndëve plasëse që përdoren në galeri, por përzihen edhe ujërat e zeza.

Banorët flasin për raste helmimi së fundi. Pak vjet më parë në spitalin e Bulqizës u paraqitën me shenja helmimi mbi 50 banorë kryesish fëmijë, për shkak të kontaminimit të ujërave të bardha me mbetjeve të galerive të kromit.

Marrë nga Top Channel

ndotet uji i pijshëm ne bulqizë

Sondazh

Poll