Aktualitet

Detaje nga shpërthimi me tritol në Fresk, autori lëvizi me biçikletë, në kokë kishte skafandër

Mësohet se italianit Roberto Bingaido, i është vendosur eksploziv edhe më parë  më 5 maj të këtij viti, por nuk shpërtheu.

26 Maj 2023, 12:52 Nga I.A
Detaje nga shpërthimi me tritol në Fresk, autori lëvizi me
Shperthimi me tritol

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me shpërthimin me titol në Fresk. Mësohet se italianit Roberto Bingaido, i është vendosur eksploziv edhe më parë  më 5 maj të këtij viti, por nuk shpërtheu.

Ndërkohë që nga pamjet e sigurisë duket se autori i ngjarjes lëvizte me biçikletë dhe se në kokë kishte skafandër. Pasi ka lënë lëndën plasëse në portën e biznesit ai është larguar. Si pasojë e këtij shpërthimi për fat të mirë pati vetëm dëme materiale, ndërsa brenda fasonerisë nuk kishte asnjë person në momentin e shpërthimit dhe se tritoli ishte vendosur me bodrumin e pallatit ku ishte fasoneria.

roberto bingaido shperthim me tritol ne fresk

Sondazh

Poll