Bota

Pas miratimit të kabinetit, betohet sot qeveria teknike në Greqi

Sot do të mbahet ceremonia e betimit dhe për të gjithë kabinetin zyrtar.

26 Maj 2023, 09:24 Nga f.i
Pas miratimit të kabinetit, betohet sot qeveria teknike në Greqi
Ioannis Sharma

GREQI- Një ditë pas shpalljes së qeverisë teknike në Greqi me kryeministër Ioannis Sharma, sot do të mbahet ceremonia e betimit dhe për të gjithë kabinetin zyrtar. Ditën e djeshme Ioannis Sharma, Kryetari i Gjykatës së Audituesve u betua si kryeministër në detyrë, me synimin për ta çuar Greqinë në zgjedhjet e dyta kombëtare të 25 qershorit

Pasi Mitsotakis dhe Tsipras refuzuan mandatin, presidenti vendosi që të krijohej qeveria teknike e cila do të jetë në fuqi deri më 25 qershor. Pas takimit gjysmëorësh të liderëve politikë, ku u ra dakord sërish për pamundësinë e formimit të një qeverie bashkëpunimi, Sakellaropoulou u takua me kryetarin e Gjykatës së Audituesve dhe i besoi atij mandatin për formimin e qeverisë së përkohshme.

PËRBËRJA:

Kryeministri: Ioannis Sarmas

Ministër i Shtetit: Vasilios Skouris

Ministria e Financave: Theodoros Pelagides

Ministria e Zhvillimit dhe Investimeve: Eleni Louri

Ministria e Punëve të Jashtme: Vasilios Kaskarelis

Ministria e Mbrojtjes: Alkiviadis Stephanis

Ministria e Arsimit dhe Feve: Christos Kittas

Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale: Patrina paparrigopoulou

Ministria e Shëndetësisë: Anastasia otanidou

Ministria e Mjedisit dhe Energjisë: Pantelis Kapros

Ministria e Mbrojtjes Civile: Charalampos Lalousis

Ministria e Kulturës dhe Sportit: Georgios KoumentakisMinistria e Drejtësisë: Philippos Spiropoulos

Ministria e Brendshme: Kalliopi Spanou

Ministria e Emigracionit dhe Azilit: Dhaniil Esdras

Ministria e Qeverisjes Dixhitale: Sokrat Katsikas

Ministria e Marinës dhe Politikës Ishullore: Theodoros Kliaris

Ministria e Zhvillimit Bujqësor dhe Ushqimor: Georgios Tsakiris

Ministria e Turizmit: Ioanna Dretta

Ministria e Krizës Klimaterike dhe Mbrojtjes Civile: Evangelos Tournas

Zëdhënësi i qeverisë: Ilias Siakantaris, gazetar i ERT (radiotelevizionit shtetëror të Greqisë)

zgjedhjet ne greqi 2023

Sondazh

Poll