Sport

DISKRIMINIM! Ajax ndalon nderimet publike për ekipin e femrave, për shkak të sezonit “katastrofik” të meshkujve...

“Ekipi i meshkujve mbledh më shumë se 50 mijë tifozë në stadiumin, ndërsa dhe skuadra e femrave nuk i kalon një mijë”,- u justifikuan një grup tifozësh.

25 Maj 2023, 19:41 Nga DOSJA
DISKRIMINIM! Ajax ndalon nderimet publike për ekipin e femrave, për

HOLANDE - Ajax e ndaloi ekipin e femrave, i cili u kurorëzua kampion kombëtar këtë sezon, të bëjë një ceremonik publike në sheshin Leidseplein, në Amsterdam, ku skuadra e meshkujve zakonisht feston titujt, për shkak të sezonit “katastrofik”, që ka bërë skuadra e ‘Harkëtarëve’ meshkuj në 2022/2023.

“Mungesa e atmosferës festive rreth Ajaxit në përgjithësi, për fatkeqësinë sportive ka qenë dhe mosnjohja e trajnerit për sezonin e ardhshëm, gjë e cila ka peshë në këtë vendim”,- tha një zëdhënës i Ajax-it, cituar nga NU.nl.

AFCA, një grup tifozësh të ‘Harkëtarëve’, kundërshtoi gjithashtu festimet e ekipit të femrave, pasi sheshi Leidseplein "duhet të rezervohet vetëm për ekipin kryesor të meshkujve". “Ekipi i meshkujve mbledh më shumë se 50 mijë tifozë në stadiumin, ndërsa dhe skuadra e femrave nuk i kalon një mijë”,- u justifikuan ata.

Femke Halsema, kryebashkiakja e Amsterdamit dhe këshilltari për sportin, Sofyan Mbarki, ankohen për mungesën e disponueshmërisë së Ajax. “Fatkeqësisht, pa bashkëpunimin e klubit, presidentit dhe drejtorit nuk do të mund ta organizojmë ceremoninë”,- u mbrojtën ata.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll