Sport

U futën në fushë për të dhunuar arbitrin pas ndeshjes Bylisi-Tirana, shoqërohen nga policia disa tifozë

Policia ka bërë të ditur se janë shoqëruar disa persona pasi tentuan të dhunonin gjyqtarët e ndeshjes. 

25 Maj 2023, 19:17 Nga A.B

U futën në fushë për të dhunuar arbitrin pas ndeshjes

TIRANË- Ndeshja mes Tiranës dhe Bylisit për javën e 35 të Superligës u mbyll 2-2 pas golit të barazimit të Bylis me 11 metërsh. Fundi i ndeshjes ishte i tensionuar pasi tifozët u futën në fushë dhe dhunuan arbitrat pas akordimit një penalltie kundër skuadrës së Tiranës. Forcat e sigurisë dhe policia nuk mundën të ndalnin tifozët të cilët sulmuan me grushte e shkelma arbitrat e ndeshjes.

Policia ka bërë të ditur se janë shoqëruar disa persona pasi tentuan të dhunonin gjyqtarët e ndeshjes. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 25.05.2023, në përfundim të ndeshjes Bylisi-Tirana, në Rogozhinë, disa tifozë të Tiranës kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarët e ndeshjes. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar këta shtetas, për të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ndeshja bylisi-tirana

Sondazh

Poll