Sport

E PAZAKONTE! Turneu amator në Burkina Faso 'kapërcen' futbollin profesionist, merr ndihmë... nga VAR

"GMO Foot Tournament" u luajt mes lojtarëve nën 20 vjeç nga shkolla të ndryshme

25 Maj 2023, 18:32 Nga DOSJA

E PAZAKONTE! Turneu amator në Burkina Faso 'kapërcen'

BURKINA FASO - Ouagadougou, kryeqyteti i Burkina Fasos, priti ditët e fundit një turne futbolli amator të luajtur mes lojtarëve U-20 të disa shkollave, i cili pati ndihmën e paçmuar... të VAR-it.

Nga çerekfinalet, 'GMO Foot Tournament' vendosi të prezantojë teknologjinë, diçka që i habiti të gjithë: kjo për faktin, se as niveli më i lartë i futbollit në Burkina Faso nuk përdor sitemin VAR.

E PAZAKONTE! Turneu amator në Burkina Faso 'kapërcen'

"Ky turne, i cili synon të bashkojë të rinjtë në qytetin e Ouagadougou, është padyshim një moment i rëndësishëm, që do të kontribuojë në mënyrë të pashmangshme në forcimin e marrëdhënieve midis sportistëve tanë të rinj, të cilët kanë jetuar gjithmonë së bashku.

Futbolli në bazë bën të mundur formimin e një ndërgjegjeje dhe rini më të fortë”,- tha Salifou Guigma, shefi i organizimit të turneut.

E PAZAKONTE! Turneu amator në Burkina Faso 'kapërcen'

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll