Sport

VD/ Guardiola habit me deklaratën, teksa lavdëron lojtarët e Cityt: “48 orë më parë ata pinë të gjithë alkoolin në Mançester…”

Trajneri spanjol bëri një deklaratë të veçantë pas barazimit 1-1 me Brighton

25 Maj 2023, 19:23 Nga DOSJA

VD/ Guardiola habit me deklaratën, teksa lavdëron lojtarët e

ANGLI - Me titullin e kampionit në xhep, Manchester City barazoi 1-1 mbrëmë në Brighton, në një ndeshje të prapambetur të javës së 32-të të Premier League, që mori vlerësimin e analistëve për mënyrën e hapur në të cilën u luajt. Pas takimit, Pep Guardiola njohu cilësinë e shfaqjes dhe bëri një deklaratë tepër të çuditshme.

"Të dyja skuadrat donin të luanin, me top, por edhe pa të. Të dyja treguan agresivitet dhe shënuan gola të mrekullueshëm, veçanërisht Enciso. Ishte një lojë e mirë. Urime Brighton që u kualifikua zyrtarisht në Europa League. Ata e merituan plotësisht për mënyrën se si luajtën”,- ka vlerësuar trajneri katalanas për BBC Sport.

Por lëvdata më e madhe shkoi për lojtarët e tij. Në një mënyrë...të veçantë. "Sot treguan pse janë kampionë. 48 orë më parë pinë të gjithë alkoolin në Mançester.

Erdhëm këtu dhe ishim të qetë. Ishim të përulur dhe vrapuam shumë. Prandaj kemi qenë kampionë, këta lojtarë treguan diçka të veçantë,"- u shpreh Guardiola pas ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll