Bota

Skandali i KatarGate, ish-zv.presidentja e Parlamentit Evropian s’do mbajë më byzylyk elektronik

Avokati i saj Mihalis Dimitrakopoulos kishte deklaruar se “prioritetet e saj imediate janë kthimi në detyrat e saj në Parlamentin Evropian”

25 Maj 2023, 17:54 Nga m.s
Skandali i KatarGate, ish-zv.presidentja e Parlamentit Evropian s’do
Eva Kaili

BELGJIKË- Ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili, nuk duhet të mbajë më byzylykun elektronik, ndërsa akuzohej për skandalin e KatarGate. BE-ja është tronditur nga një prej skandaleve më të mëdha korruptive në historinë e saj pas arrestimit të eurodeputetes greke në 2022 nga policia belge, me akuza për korrupsion.

"Lëvizjet e ish-zëvendëspresidentes së Parlamentit Eva Kaili, nuk kërkojnë më mbikëqyrje gjatë gjithë orarit", tha të enjten zyra e prokurorisë federale belge. 

Kaili ka qenë në "arrest shtëpie" që nga lirimi i saj nga burgu muajin e kaluar. Vendimi është marrë nga gjyqtari belg i antikorrupsionit, ndërsa zëdhënësi i prokurorit Eric Van Duyse tha se eurodeputetja greke është e lirë nën mbikëqyrjen gjyqësore. 

Diçka e tillë do të thotë se eurodeputetja e cila akuzohet për skandalin në lidhje me korrupsionin e pretenduar të anëtarëve të Parlamentit Evropian, punonjësve të institucioneve dhe organeve të Bashkimit Evropian, në emër të zyrtarëve qeveritarë të Katarit dhe Marokut, tani nuk është e detyruar të mbajë byzykyk elektronik, kusht i vendosur me lirimin e saj nga burgu më 14 prill 2023. 

Avokatët e saj paraprakisht kishin bërë të ditur se do të dorëzonin një kërkesë përkatëse, në mënyrë që ajo të mund të kryejë detyrën e saj si deputete e Parlamentit Evropian. Avokati i saj Mihalis Dimitrakopoulos kishte deklaruar se “prioritetet e saj imediate janë kthimi në detyrat e saj në Parlamentin Evropian”, raporton "Protothema".

Eva Kaili u arrestua në dhjetor 2022 në Bruksel, në kuadër të hetimeve për skandalin e KatarGate. Ajo doli nga burgu më 14 prill, kohë në të cilën u caktua në "arrest shtëpiak" me një mbikëqyrje elektronike. Megjithatë, një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik belge tha se masa nuk u konsiderua e nevojshme për të vazhduar hetimin. 

ish-zëvendëspresidentja e parlamentit evropian eva kaili

Sondazh

Poll