Aktualitet

Çfarë ka ndodhur?/ Mbytet 13-vjeçari në Dibër, trupi nxirret i pajetë nga liqeni i fshatit

Dyshohet se mbytja ka qenë aksidentale, pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. 

25 Maj 2023, 08:38 Nga I.A
Çfarë ka ndodhur?/ Mbytet 13-vjeçari në Dibër,
Policia

DIBËR- Një 13-vjeçar është gjetur i mbytur mbrëmjen e djeshme në Dibër. Mësohet se kallëzimin në polici e ka bërë xhaxhai i tij, pasi nuk po arrinin që ta gjenin dot. Por pas dy orësh kërkimesh në liqenin afër fshatit, është bërë i mundur nxjerrja e trupit të tij nga liqeni. Dyshohet se mbytja ka qenë aksidentale, pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. 

Njoftimi i Policisë:

Dibër Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbremjen e djeshme, pas kallëzimit nga shtetasi A. S. për humbjen e djalit të vëllait të tij, shtetasit E. S., 13 vjeç, kanë nisur menjëherë kërkimet në zonën e fshatit Shumbat, bazuar në informacionet se ky shtetas ishte parë afër liqenit të këtij fshati.

Pas rreth 2 orësh kërkime, në bashkëpunim me banorët e zonës, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga liqeni i fshatit Shumbat, e trupit të pajetë të shtetasit E. S., 13 vjeç. Nga këqyrja paraprake, në trupin e 13-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

mbytet 13-vjeçari ne diber

Sondazh

Poll