Bota

TRONDITËSE në Britani/ Nëna 19-vjeçare vret me mbidozë paracetamoli foshnjën 5-javëshe, dëshmia: Ndodhi nga pakujdesia! Gjykata e dënon me 5 vite burg

Në seancën gjyqësore ajo ka hedhur poshtë akuzat duke pretenduar se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia.

25 Maj 2023, 09:52 Nga a.l
TRONDITËSE në Britani/ Nëna 19-vjeçare vret me
Ellie Jacobs

BRITANI- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Britani. Mediat vendase raportojnë se një nënë 19-vjeçare e identifikuar me emrin Ellie Jacbos është dënuar me 5 burg pasi akuzohet se ka vrarë djalin e saj pesë javësh me një mbidozë paracetamoli.  19-vjeçarja lindi djalin e saj, Archie, ndërsa jetonte në një vend karvanesh në Biddlesden, afër Buckingham, më 28 prill 2020, kur ishte 16 vjeç.

Në seancën gjyqësore ajo ka hedhur poshtë akuzat duke pretenduar se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia. Megjithatë provat e paraqitura në Gjykatë nga Prokuroria, vërtetojnë të kundërtën. Nga ekzaminimi i trupit të foshnjës u zbulua se kishte dy grupe frakturash - një në tibinë e djathtë dhe katër në gishtin e madh të këmbës së djathtë. Ato u shkaktuan tre deri në shtatë ditë para vdekjes së tij. 

ellie jacobs

Sondazh

Poll