Sport

Inspiruese, boksieri ndërton 1000 shtëpi për të varfërit në Filipine

2 Tetor 2019, 12:33 Nga DOSJA
Inspiruese, boksieri ndërton 1000 shtëpi për të

FILIPINË – Kampioni i botës në boks dhe njëkohësisht dhe senator i vendit Manny Pacquiao ka ndërtuar rreth 1000 shtëpi për njerëzit e pastrehë dhe të varfër të Filipineve.

Pacquiao, i rritur edhe vetë midis varfërisë ekstreme, ka pranuar se gjatë fëmijërisë së tij, ai ka fjetur edhe në kuti kartoni, apo në lecka të vjetra të gjetura në rrugë.

Nëna e tij ishte një femër e krishterë, e cila e rriti boksierin me rregulla të fortë fetare, dhe donte që ai të bëhej një prift kur të rritej.

Por Pacquiao duke e ditur se puna e tij si prift nuk kishte të ardhura të mjaftueshme për ta nxjerrë atë dhe mamanë e tij nga varfëria, i’u fut rrugës së boksit, e cila i rezultoi mjaft e suksesshme duke qenë se ai është shpallur kampion bote.

Pas suksesit të tij, ai vendosi të ndihmonte dhe të tjerët që nuk e kishin fatin e tij.

Në 2016, boksieri shpenzoi rreth 50 milionë dollarë në ndërtimin e një kompleksi të përbërë nga 1000 vila, të cilat do të vihen të gjitha në dispozicionin e njerëzve të pastrehë dhe të varfër në Filipine.

Burimi:Borgen magazine

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport manny pacquaion manny pacquaion

Sondazh

Poll