Art&Argëtim

Modelja Angela Martini i dhuron të rinjve shkodranë një fushë sportive për volejboll dhe basketboll (FOTO)

Fusha dhe këndi i lojërave të pozicionuar në oborrin e shkollës Ali Laçej, është investimi më i rëndësishëm i këtij viti në terrene sportive në të gjithë territorin e Shkodrës, i mundësuar nga Angela Martini Foundation.

24 Maj 2023, 15:13 Nga m.s
Modelja Angela Martini i dhuron të rinjve shkodranë një
Kendi sportiv nga Angela Martini

SHKODËR- Modelja shqiptare me famë botërore, Angela Martini, e cila është një nga personazhet më të përfolur në botën e show-bizzit, i ka bërë një dhuratë mjaft të veçantë vendlindjes së saj, pikërisht në ditëlindjen e saj.

E njohur për gjestet e saj humane, modelja ka vendosur që në Shkodër të ketë një fushë sportive për volejboll dhe basketboll, ku do të mund të stërviten dhe luajnë të gjithë të rinjtë shkodranë.

Fusha dhe këndi i lojërave të pozicionuar në oborrin e shkollës Ali Laçej, është investimi më i rëndësishëm i këtij viti në terrene sportive në të gjithë territorin e Shkodrës, i mundësuar nga Angela Martini Foundation.

Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që Angela Martini dhuron për Shqipërinë. Gjatë tërmetit të 2019-tës, ajo dhuroi një shumë të konsiderueshme dhe gjatë vitit të pandemisë ndihmoi shumë familje në nevojë në zonën e Shkodrës.

angela martini kend sportiv ne shkoder angela martini foundation

Sondazh

Poll