Art&Argëtim

Deklarata 'shqetësuese' kundër partnerit të ri të Dua Lipës, reagon Anwar Hadid: Çmenduri

Ai shkroi në Instagram se ndjekësit e tij duhet të jenë të mërzitshëm që shpikin teori të tilla.

24 Maj 2023, 08:45 Nga f.i
Deklarata 'shqetësuese' kundër partnerit të ri të
Dua Lipa, Anwar Hadid

SHBA- Pas daljes publike të Dua Lipës krah të dashurit të saj të ri, postimet e ish-partnerit të këngëtares, Anwar Hadidit morri vëmendjen e fansave. 

Hadid ka fajësuar internetin për mesazhin se “dua ta vrasë atë”, mesazh që u përfol se ishte për të dashurin e ri të Dua Lipës. Ai shkroi në Instagram se ndjekësit e tij duhet të jenë të mërzitshëm që shpikin teori të tilla.

“Çmenduri se si Interneti do të krijojë artikuj të tërë për gjëra që ata nuk dinë!! Jeni shumë të mërzitshëm. Më falni.”-shkroi ai.

Deklarata 'shqetësuese' kundër partnerit të ri të

Marrëdhënia 2-vjeçare e Anwar me Lipën përfundoi në vitin 2021, ku sipas mediave të huaja, çifti hyri në krizë për shkak të udhëtimeve të shpeshta dhe largësisë mes njëri-tjetrit. Së fundmi Dua Lipa bëri debutimin e saj në tapetin e kuq me regjisorin francez 41-vjeçar, në festivalin e 76-të vjetor të Filmit në Kanë.

dua lipa anwar hadid

Sondazh

Poll