Art&Argëtim

FOTO/ Modelja Gisele Bunchen prezanton motrën e saj binjake, shkëlqejnë në tapetin e kuq

Ndërsa binjakja e saj kishte veshur një fustan ngjyrë kafe, me një dizajn shumëngjyrësh me lule. Për aksesorët, Patricia zgjodhi disa byzylykë me zinxhirë.

23 Maj 2023, 17:15 Nga a.l
FOTO/ Modelja Gisele Bunchen prezanton motrën e saj binjake,
Gisele Bunchen

SHBA- Modelja e njohur Gisele Bunchen ka prezantuar për herë të parë motrën e saj binjake Patricia. Bunchen u shoqërua nga motra e saj binjake teksa merrte pjesë në Luz Alliance Gala, një event që zhvillohet në Brazil. Të dyja motrat u shfaqën pranë njëra tjetrën në tapetin e kuq të këtij eventi. 

Për këtë rast, Gisele zgjodhi një fustan të bardhë të kombinuar me një çantë poashtu ngjyrë të bardhë, një palë vathë jeshile dhe taka. Look-u i Gisele u shit gjithashtu në ankand për 48,000 dollarë. 

Ndërsa binjakja e saj kishte veshur një fustan ngjyrë kafe, me një dizajn shumëngjyrësh me lule. Për aksesorët, Patricia zgjodhi disa byzylykë me zinxhirë.

Ndërsa ishte në mbrëmje në Miami, Gisela bëri gjithashtu një koment të rrallë për motrën e e saj, gjatë një interviste për People. Ajo e falenderoi atë për punën që ka bërë me Fondacionin Brazil, teksa nuk hezitoi të shprehte emocionet për praninë e saj në gala. 

gisele bunchen

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Maj 2023, 09:43 k.m.

A duhet t’i ringjallim speciet e zhdukura?

Foto ilustruese Në vitin 2700 Para Krishtit, arkitekti i parë i njohur i historisë, Imhotep, ndërtoi piramidën e Xhozer, e konside...