Art&Argëtim

Vajza e madhe e Kobe Bryant nis të punojë për Beyonce

Natalia Bryant, vajza e madhe e Kobe Bryant ka nisur punën për Beyonce, teksa do të shoqërojë këngëtaren e njohur amerikane në turneun e saj botëror “Renaissance World Tour”

23 Maj 2023, 19:37 Nga m.s
Vajza e madhe e Kobe Bryant nis të punojë për Beyonce
Natalia Bryant dhe Beyonce

SHBA- Natalia Bryant, vajza e madhe e Kobe Bryant ka nisur punën për Beyonce, teksa do të shoqërojë këngëtaren e njohur amerikane në turneun e saj botëror “Renaissance World Tour”.

Sipas medias amerikane Access, Natalia Bryant e cila studion në Universitetin e Kalifornisë Jugore, po bën një praktikë në Parkwood Entertainment.

Parkwood është kompania diskografike dhe kompania e menaxhimit që Beyonce, gruaja e Jay-Z , themeloi në vitin 2010.

Edhe pse siç thekson portali Access, nuk është hera e parë që ata punojnë së bashku, pasi ajo ishte pjesë e videos së fushatës Adidas Ivy Park në nëntor 2021.

"Jam shumë e emocionuar që jam pjesë e fushatës së re të Ivy Park !!!! Të dua shumë Auntie BB!!!", tha Bryant në atë kohë, shkruan Marca. 

Edhe pse për disa përdorues të mediave sociale, puna e re e Natalias është një tjetër shenjë nepotizmi në industri, të tjerë nuk kanë reshtur së mbështeturi studenten e re me postime dhe foto inkurajuese në internet.

natalia bryant kobe bryant  beyonce

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Maj 2023, 09:43 k.m.

A duhet t’i ringjallim speciet e zhdukura?

Foto ilustruese Në vitin 2700 Para Krishtit, arkitekti i parë i njohur i historisë, Imhotep, ndërtoi piramidën e Xhozer, e konside...