Art&Argëtim

Fotoja e Tom Hanks teksa i ngre gishtin punonjësit u bë virale, bashkëshortja e tij shpjegon çfarë ndodhi

Wilson si pjesë e asaj që ndodhi ka reaguar në rrjet pas pamjeve virale, duke shpjeguar se thjesht ishte një keqkuptim për vendin ku dy aktorët do të uleshin.

24 Maj 2023, 10:29 Nga f.i
Fotoja e Tom Hanks teksa i ngre gishtin punonjësit u bë virale,
Tom Hanks dhe Rita Wilson

FRANCË- Aktori Tom Hanks u bë viral me disa pamje, ku dukej se ishte në telashe pasi u kap në kamera i nevrikosur në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë. Në foton epublikuar ai shihet se pati një debat të fortë me një nga punonjësit e festivalit, ku në një moment madje i ka ngritur gishtin, shkruan Protothema.

Në imazhe shihet karh aktorit, bashkëshortja e tij Rita Wilson e cila me i është bashkuar bisedës mes tyre. Wilson si pjesë e asaj që ndodhi ka reaguar në rrjet pas pamjeve virale, duke shpjeguar se thjesht ishte një keqkuptim për vendin ku dy aktorët do të uleshin.

'Kjo quhet: Nuk të dëgjoj. Ka zhurmë njerëzit po bërtasin. Çfarë thatë? Ku duhet të qëndrojmë? Por kjo nuk shet lajm. Përpjekje e bukur. Kaluam një kohë të mrekullueshme,"-ka sqaruar bashkëshortja e Tom Hanks, duke theksuar se nuk kishte vend për lajm.

Fotoja e Tom Hanks teksa i ngre gishtin punonjësit u bë virale,

Pas incidentit Hanks dhe Wilson vazhduan të ecin në tapetin e kuq, duke pozuar të buzëqeshur për fotografët.

festivali i filmit ne kane tom hanks rita wilson

Sondazh

Poll