Aktualitet

Kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet pa shenja jete Mimoza Kristo

Mësohet se Kristo vuante nga probleme të shëndetit mendor.

24 Maj 2023, 13:39 Nga f.i
Kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet pa shenja jete Mimoza Kristo
Mimoza Kristo

KOLONJË- Mimoza Kristo, 49-vjeçarja e cila kishte humbur kontaktet me familjarët para katër ditësh është gjetur pa shenja jete në fshatin Gozhdarazhdë, në Kolonjë.

Ka qenë vëllai i saj, ai i cili ka deklaruar humbjen e kontakteve me viktimën në datën 20 Prill, dita kur Mimoza Kristo ishte larguar nga banesa. Mësohet se Kristo vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Shkaqet e vdekjes nuk dihen akoma dhe pritet ekspertiza mjeko ligjore për të hedhur më shumë dritë mbi rastin e 49-vjeçares.

mimoza kristo

Sondazh

Poll